martedì, Marzo 19, 2024

Reforma zgjedhore miratohet falë marrëveshjes ndërmjet mazhoranes dhe opozites

Reforma zgjedhore në Shqipëri u arrit me anë të marrëveshjes që zgjati disa muaj. Fenomeni që doli në sipërfaqe ishte ura e komunikimit që u krijua ndërmjet opozitën dhe mazhorancën për arritjen e këtij qëllimi. Shpresojmë të jetë një nismë për një bashkpunim më të përqëndruar për të ardhmen.

Reforma zgjedhore fryt i një marrëveshje ndërmjet mazhoranes dhe opozites

Parlamenti shqiptar ka miratuar marrëveshjen për ndryshimet në kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Kjo reformë do të lejojë që shtetasit shqiptar jashtë vendit të votojnë nga vendi i tyre i vendbanimit për zgjedhjet e planifikuara në qershor të 2021.

Me këto ndryshime, votimi nga jashtë do të bëhet i mundur. Marrëveshja për ndryshimet në kodin zgjedhor u arrit në Shqipëri pas disa muajsh bisedimesh midis mazhorancës dhe opozitës falë ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Ndryshimet përkatëse tek reforma zgjedhore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) si institucionin përgjegjës për drejtimin dhe monitorimin e procesit të votimit për banorët jashtë vendit. Nënshtetas të cilët do të jenë në gjendje të votojnë nga vendi i tyre i vendbanimit (sikur të ishin në Shqipëri). I vetmi kusht është regjistrimi i nënshtetasit në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.


Qeveria Italiane merr masa për rimëkëmbje ekonomike


Detyrat e KQZ

Votat nga votuesit në tokë të huaj do të administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Komision i cili garanton integritetin dhe fshehtësinë e votës, por edhe të parandalojë çdo ndërhyrje në fletët e votimit dhe informacionit elektoral që administron.

Votimi nga jashtë do të hapet kur KQZ fillon procedurën për dërgimin e dokumentacionit të votimit. Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose informacionin e votimit, (të regjistruar dhe arkivuar nga sistemet e TI) për votimin jashtë vendit si dhe për testet parazgjedhore dhe verifikimin parazgjedhor të sistemeve, përfshihen në legjislacionin e përgjithshëm që KQZ do të aprovojë për përdorimin e sistemeve zgjedhore të teknologjisë së informacionit.

Teknollogjia informatike e njëjtë si për votimin në Shqipëri

Kodi Zgjedhor përcakton që garancitë ligjore për kontrollin, monitorimin dhe hyrjen në Komisionin Qendror Zgjedhor gjatë administrimit të votave nga jashtë, testimin, verifikimin dhe siguria e sistemeve të TI-së të përdorura për këtë votim nuk mund të jetë më e ulët se sa ato të përdorura për procesin zgjedhor në Shqipëri.

Tani Parlamenti është thirrur të aprovojë një pjesë tjetër të marrëveshjes për reformën zgjedhore, ajo që ka të bëjë me listat e hapura dhe ndalimin e formimit të koalicioneve zgjedhore, i cili gjithashtu parashikon futjen e një pragu të ri për zgjedhjet.

Zgjedhjet e rradhës parlamentare në Shqipëri janë caktuar për në qershor 2021.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles