venerdì, Aprile 26, 2024

Qeveria Italiane merr masa për rimëkëmbje ekonomike

Qeveria italiane e detyruar te rrisë defiçitin publik

Qeveria italiane do te lejojë kryerje shpenzimesh shtesë prej 25 miliardë euro në buxhetin 2020. Ky veprim do ta rrisë defiçitin publik në 11,9%, aktualisht deficiti më i larti i zonës euro. Kjo masë paraprake dhe e detyrueshme nevojitet per të pregatitur terrenin e rimëkëmbjesjen ekonomike mbasë pandemisë.

Si mbasë kryeministrit italin, Konte, një marrëveshje historike pa precedent ndërmjet Italisë dhe BE. Kjo marrëveshje në nje farë menyre jep oksigjen pëkohesisht ekonomisë Italiane duke vënë ne parim hapat e para të planin dhe rimëkëmbjes post-koronavirus. Rritja e kufirit të deficitit do të rrisë borxhin italian në 157,6%.

Qeveria italiane më pasë theksoi faktin “që në këto rrethana, vazhdimsia dhe sigurimi i mbeshtetjes per sistemet prodhuese dhe të fuqisë blerëse të qytetarëve, mbështetja e rimëkëmbjes dhe ndërhyrja për të garatuar punësimin, është një sukses i madh per popullin italian.

Detajet e këtyre shpenzimeve do të prezantohen në fillim të gushtit para Parlamentit Italian. Një pjesë e këtyre shpenzimeve do te nevojitet për konsolidimin paraprak te shërbimit shëndecor. Pra shtatori duhet ta gjeje qeverinë italinë të pregatitur pasi supozohet një kthim më agresiv i pandemisë.

E keqja duhet akoma të vijë

E prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit të ri që shkaktoi më shumë se 35 000 të vdekur në vend, Italia vendosi masa strikte kufizuese për dy muaj dhe pret recesionin më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Italia u gjet e pa pregatitur në luftën kunder pandemisë, dhe pati numrin më të madh të vdekjeve ne Europë. Në perpkjekjen për ngadalësimin të pandemisë erdhi në ndihmë edhe një skuadër e specializuar e përbërë nga virollogë dhe infermierë.

“Defiçiti i saj arriti në 10,8% të PBB-së në tremujorin e parë, nga 7,1% një vit më parë”, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave.

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest Articles