Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruan jo vetëm marrveshje ekonomike por edhe bashkojnë përpjekjet politike për të luftuar krimin e rëndë të organizuar. Ambasadori i Madhërisë së saj në Shqipëri Duncan Norman nënshkroi Marrëveshjen me Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në Tiranë.


Borxhi publik shqiptar fundos ekonominë e vendit


Në të cilat fusha Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria duan të kooperojnë?

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të bëjnë më shumë së bashku për të luftuar krimin e organizuar. Duke marrë masa për ta ndaluar përhapjen e tij në të gjithë Evropën. Kjo, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, pas një Marrëveshjeje të re Partneriteti, Tregtie dhe Bashkëpunimi midis dy vendeve. Marrëveshja e nënshkruar sot më 5 shkurt 2021 përcakton ambiciet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për marrëdhëniet në të ardhmen. Duke përfshirë këtu forcimin e lidhjeve politike, ekonomike, të sigurisë dhe kulturës. Si dhe thellimin e punës të përbashkët kundër krimit të organizuar, marrëveshja do të lejojë më shumë bashkëpunim mbi qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin politik. Përmirësimin e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për t’i bërë më të sigurtë Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Si shihet marrëveshja ku Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruan?

Duke nënshkruar marrëveshjen, Britania e Madhe ripohon angazhimin e saj për një marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. E cila do të luaj një rol të vazhdueshëm dhe pozitiv në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja do të lejojë që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre tregtare të cilat po shkojnë drejtë një përforcimi të mëtejshëm. Kushtet e preferuara të tregtisë që siguron do të mundësojnë biznesin britanik të operojë siç bënë para 1 janarit 2021. Tregtia totale e mallrave dhe shërbimeve midis MB dhe Shqipërisë ishte me vlerë 158 milion £ në 2019. Marrëveshja gjithashtu hap rrugën për rritjen e tregtisë dhe investimeve në e ardhmja.


Mini Shengeni Ballkanik garanton lirilëvizjen qytetarëve me letërnjoftim


Pala e Mbretërisë së Bashkuar shumë e kënaqur nga kjo marrëveshje

Ministri i FCDO për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikën Wendy Morton tha që: “Unë mirëpres nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit MB – Shqipëri. Kjo përcakton vizionin tonë ambicioz për marrëdhëniet e ardhshme midis vendeve tona. Së bashku ne do të ndërtojmë partneritete edhe më të forta për të trajtuar krimin e organizuar, për të përmirësuar qeverisjen. Sidomos për të mbështetur reformën në drejtësi dhe zhvillimin më të gjerë ekonomik. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje përfiton eksportuesit dhe konsumatorët në të dy vendet tona, përfshirë bizneset britanike si Vodafone, të cilat po lulëzojnë në Shqipëri”.

Ministria për Tregtinë Ndërkombëtare dhe Ambasadori Duncan Norman mirëpritën këtë marrëveshje

Marrëveshja e sotme mbështet një marrëdhënie tregtare me vlerë 158 milion £ në 2019. Siguron themelin për tregti më të thella dhe lidhje investimesh në të ardhmen. Duke përfituar nga bizneset dhe duke krijuar vende pune në të dy vendet tona. Presim që të punojmë në partneritet ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona përmes tregtisë. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm dhe pozitiv përpara në marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Shqipëria ofron mundësi të mëdha për kompanitë dhe investitorët në Mbretërinë e Bashkuar që zgjerohen në Evropën Jug-Lindore. Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një epokë të re të investimeve në rritje në të dy ekonomitë tona. Marrëveshja gjithashtu lejon të vazhdojë dhe të ndërtojë një bashkëpunimin të ngushtë në një gamë të gjerë fushash, përfshirë mjedisin, energjinë, financat dhe arsimin.


Ekonomia shqiptare pësoi 1 miliard euro humbje në 2020


Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
21,900SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles