sabato, Luglio 27, 2024

Fëmijët shqiptarë jetim në kampet e xhihadit në Siri

Janë të shumtë fëmijët shqiptarë jetim që presin te kthehen në atdheun e tyre mbas shfarosjes së ISIS në Siri. Historia e vajzës 16 vjeçare që u rrëmbye nga babai i saj Shkelzen dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte nëntë vjeç. Pas shtatë vitesh luftë dhe më pas robëri, ajo duket sikur është nga një botë tjetër, e paaftë për asgjë. Ajo është akoma në kampin al-Hol në Sirinë veriore, ku u mor me mbi 70,000 jetim të tjera dhe të ve të luftëtarëve xhihadistë të Shtetit Islamik, kur Barghuz, bastioni i fundit i ISIS, ra në Mars 2019.

Si jetojnë fëmijët shqiptarë jetim në kampin e al-Hol?

Vëllai i saj Endri, 14 vjeç, ishte më me fat. Ai u soll në shtëpi nga Siria nga forcat speciale shqiptare në fund të Tetorit 2020, me një grua dhe tre fëmijë të tjerë. I brishtë, ai buzëqesh me xhaxhain e tij Xhetan, i cili mezi po arrin të besojë se mund ta mbajë nipin e tij përsëri në krahë. “Ai kamp,” thotë Ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj, “është ferri në Tokë, siç dëshmohet nga oficerët tanë të policisë.”

A do të merren masa për fëmijët shqiptarë jetim në Siri?

Ministri i brendshëm në Tiranë thotë se kampi al-Hol, aktualisht është shtëpia për 30 fëmijët shqiptarë, ku disa janë jetim dhe 10 grave shqiptare. Plani përfundimtar për Shqipërinë është që të marrë të gjithë fëmijët në shtëpi në muajt e ardhshëm. “Ne mendojmë se ka një detyrim moral për të riatdhesuar të paktën fëmijët, sepse ata nuk janë terroristë. Ata janë viktima të prindërve të tyre të papërgjegjshëm. Por ata mund të rriten në monstra të vërtetë nëse i lëmë në kampe dhe i injorojmë”. Nënat e tyre, nga ana tjetër, duhet të përballen me gjyqin, beson ai. Negociatat po vazhdojnë me autoritetet kurde, të cilët drejtojnë kampet, dhe nënat për të lejuar riatdhesimin. Tani është një garë me kohën për të nxjerrë fëmijët e tjerë jashtë nga ky kamp. Para se të dëmtohen, ​​ose të largohen për të formuar thelbin e një ISIS të ri.

Autoritetet kurde vështirësojnë kthimin për fëmijët shqiptarë jetim.

Bekimi braktisi biznesin familjar të picave dhe byrekëve në 2013 për të luftuar së pari për Frontin al-Nusra në Siri, dhe më vonë për ISIS. Habibi, vëllai i Bekimit nuk ka dëgjuar më nga ai për dy vjet, pasi ai u mor rob nga forcat kurde. Por ai e di që gruaja dhe katër fëmijët e Bekimit – Fidan, Usama, Adnan dhe Reyana janë ende gjallë në kampin Roj. Një vend më i vogël dhe pak më pak i rrezikshëm se al-Hol. Reyana, tani pesë vjeç, është e vetmja e lindur në Siri. Shpresa e tij kryesore qëndron në përpjekjet e qeverisë shqiptare por, siç më tha ministri i brendshëm, ato përpjekje janë përqendruar ekskluzivisht te qytetarët shqiptarë, jo tek shqiptarët etnikë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në vitin 2018, qeveria e Kosovës arriti me ndërmjetësimin e SH.B.A.-së, të kthente mbi 100 gra dhe fëmijë nga Siria.

A mund të ndihmojë de-radikalizimi?

Në kryeqytetin maqedonas Shkup, Samet Shabani i OJQ-së Ura-Horizon punon për një program de-radikalizimi. Program për numrin e vogël të ish luftëtarëve dhe anëtarëve të familjes së tyre që janë kthyer nga Siria. “Luftëtarët që kanë ardhur në shtëpi nga ato fusha beteje ndihen sikur vendas në këtë vend”, thotë ai. Argumenton se identiteti i tyre i fortë kombëtar shqiptar ndihmon ish luftëtarët dhe familjet e tyre të heqin larjen e trurit të militantëve islamikë e ekspozuar në Lindjen e Mesme. Puna e de-radikalizimit u financua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deri në Prill 2019, kur mbaroi programi. Qeveria Hollandeze, bashkësia Islame në Maqedoninë e Veriut dhe autoritetet e burgut tani po e çojnë punën përpara.

Radikalizimi i shqiptarëve në Europë

Në fillim të nëntorit, një shqiptar etnik 20-vjeçar, Kujtim Fejzullai, i lindur në Austri nga migrantë të brezit të dytë nga Maqedonia e Veriut, hapi zjarr ndaj kalimtarëve në qendër të Vjenës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 23 të tjerë. Fejzulai kishte kryer tetë muaj me një dënim 20-mujor për përpjekjen për t’u bashkuar me luftëtarët e IS në Siri. Ai ishte radikalizuar në Austri.


Emigrimi, shkak parësor i rënies demografike në Shqipëri


Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest Articles