Sicario – libri i Andrea Gallit rreth vrasësit shqipëtar Julian Sinanaj

0
545
Sicario

“Çdo kufi ka bishat e tij, dhe gjurmë pas gjurme dalin të tjera gjurmë. Pafajësia që zhytet në baltë, baltë që përzihet me gjakun”. Sicario, është historia e vërtetë e vrasësit më vdekjeprurës të Evropës – Julian Sinanaj, i lindur me 17 shkurt 1983. Një histori e rindërtuar me humanizëm, nga Andrea Galli (1974), kronist i “Corriere della Sera” dhe autor i “Cacciatori di mafiosi” & “Il patriarca (Rizzoli)”; “Carabinieri për liri” & “Dalla Chiesa” (Mondadori).

Sicario, si të bëhesh vrasës

Ato janë faqe që bëjnë të njëjtin zhurmë pas shpërthimit të nitroglicerinës së pastër dhe TNT. Më saktësisht si u përdor Julian Sinanaj nga bandat kriminale të Selanikut dhe Vlorës.

Faqet që hapen në morg dhe erë kufomash, heqin ajrin – si vetëm kujtimet – mund të bëjnë. Faqet që gërshetohen midis një jete krimi, duke na treguar përsëri historinë e vërtetë të një njeriu. Një njeriu jo dosido, një njeriu të programuar për të vrarë. Të një shpirti “të detyruar të terrorizojë në mënyrë që ai vetë të mos i nënshtrohet terrorit”.

Një fëmijri e brishtë dhe e varfër

Është Shqipëria në vitet ’90, zbritja e pamëshirshme në luftë civile. Vite kur përshëndetjet janë lamtumira. Kohra në të cilat emigrantët vdesin në vendkalime, goditen nga etja dhe uria ose hidhen në bord sepse barka është shumë e ngarkuar.

Vite në të cilat si i palighshëm duhet mësohej artin e mbijetesës, ose bëhesh mish për therje. Ajo tokë e harruar nga të gjithë, humbet rininë e saj ditë pas dite. Njerëzit janë të dëshpëruar dhe nuk bëjnë asgjë për të braktisur ferrin në të cilin ata jetojnë. Shtë fati i zakonshëm i shumë familjeve, i shumë lagjeve, i shumë qyteteve.

Julian, mëson që te fshihet nga të tjerët dhe të mbante sekretet brenda.

Julian dhe motra e tij më e madhe nuk kanë lodra, si shumica e fëmijëve vendas. Ata janë me fat që nuk kanë lindur përbindësha. Në Elbasan – përbindëshi (Kombinati Metalurgjik) – lind përbindsha ku dhe frytet e tokës janë të sëmura para se të piqen.


Emigrimi, shkak parësor i rënies demografike në Shqipëri


Në mërgim për mbijetesë

Sicario, është historia e një djali që nuk dëshiron të largohet nga nëna e tij, nuk dëshiron të largohet nga qyteti i tij. Në ditën e nisjes, ai dëshironte të nxirrte copat e balones, t’i mblidhte, dhe të çlironte atë fletë letre blu në ajër dhe ta ndjekte deri humbje. Dhe nëse do të humbiste, mbase do të shpëtonte.

Ndërsa në Itali refugjatët largohen dhe transferohen në stadiumet e Pulias, në kufirin me Greqinë, ata kapin dhe përdhunojnë gra, nëna, vajza. Është duke u kryer një spastrim etnik kundër shqiptarëve të urryer.

Dhe ata nuk qëllojnë, sepse gjuajtja përfshin raportimin e detyrueshëm, veprojnë me thika. Thika, të cilat ndonjëherë lënë shenja në trup, ndonjëherë zhyten thëllë në trupa. Julian do të ecë për nëntë ditë dhe tetë net në kodrat greke, me copat e balonës  së tij të futur në një çantë shpine. Në moshën trembëdhjetë vjeç, ai pa njerëz që vdesin në rrugët e Elbasanit, të shtëna pushkësh, copa kufomash nëpër shtigjet e maleve të Greqisë, për ditë të tëra.

Julian, personifikimi i Sicario, në moshën trembëdhjetë vjeçare, tashmë ka mësuar të menaxhojë frikën në mënyrë që të mos çmëndet nga terrori. Ai tashmë ka mësuar të kontrollojë dhe ta lëshojë zemërimin që rrjedh brenda tij. Ai tashmë e ka kuptuar se ai është ajo kafsha që do ta mbrojë atë.

Sicario, ndjenjat vdesin por nuk vdesin kujtimet

Një njeri i aftë për të ushqyer dashuri, por shumë më pak për ta treguar atë. Një klandestin pa emër i cili zbret në rrugët e Selanikut, pastaj një vrasës jo-vrasës – por një interpretues i përsosur. Teatri i debutimit të tij një qytet grek ku mafia ruse sheh gjithçka dhe di gjithçka.

Një ushtar i vërtetë, besnik dhe i disiplinuar në “artet e luftës” i cili do të kërkojë vetëm të takojë nënën e tij. Ndoshta sepse “çdo familje e pakënaqur është e pakënaqur në mënyrën e vet”. Mbase sepse e përjetshme ishte pritja e lumturisë që nuk i ishte dhënë. Ndoshta sepse “nuk është e vërtetë që të gjithë jemi të barabartë, madje as përballë vdekjes”.

Commenti