Shqipëria nuk u la e braktisur
Shqipëria, 15 milion euro nga Banka Botërore për të kufizuar pandeminë Covid-19
Financimi është pjesë e një programi mbështetës që synon parandalimin, zbulimin dhe kufizimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri.
Banka Botërore ka njoftuar se ka aprovuar 15 milion euro fonde për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër Covid19. Objektivat e financimit jane parandalimi, zbulimi dhe krijimi i kushteve duke forcuar sistemin kombëtar të shëndetit publik.
Emigrimi, shkak parësor i rënies demografike në Shqipëri
Kërkesa e qeverise Shqipëtare u pranua
Në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare, programi do të ofrojë mbështetje të menjëhershme për të ndihmuar Shqipërinë të kufizojë transmetimin lokal të COVID-19. Për më tepër, do të sigurojë ekzaminim masiv të popullatës (duke siguruar pajisje për të forcuar zbulimin e kontaminimit dhe monitorimin e kontakteve). Investime në pajisje shëndetësore, pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor dhe rritjen e numrit të shtretërve për repartet e kujdesit intensiv.
Ku do të përqëndrohet ndihma që ju dha Shqipërisë?
Investimi është përqendruar në reagimin e menjëhershëm dhe të forcuar të urgjencës së sektorit shëndetësor shqiptar kundër COVID-19. Në planin afatmesëm dhe të gjatë do të mbështesë përmirësimin e sistemit kombëtar të shëndetit publik. Programi anti-COVID do të forcojë njëkohësisht shërbimet rutinë shëndetësore ose krizat e tjera shëndetësore.
“Banka Botërore qëndron pranë popullit shqiptar në këtë krizë të pashembullt. Do të doja të lavdëroja përpjekjet e jashtëzakonshme të punonjësve shëndetësorë në Shqipëri për përpjekjet në shpëtimin e jetës. Inkurajojmë fuqimisht qytetarët të zbatojnë distancimin fizik masa të tjera kufizuese për të minimizuar ndikimin e pandemisë. Duke pasur parasysh paqartësinë e pandemisë, programi është krijuar që të jetë fleksibël dhe të plotësojë nevojat që do të lindin.