giovedì, Aprile 18, 2024

Shqipëria dhe Maqedonia Veriore marshojnë drejt Bashkimit Europian

Rruga e vështire drejt antarsimit që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë hasur në Bashkimin Europian ka qëne një ngjitje në malore. Kjo pasi të dyja shtetet Ballkanike kanë hasur shumëllojshmëri problemesh që duket se po arrijnë drejt një zgjidhje. Problemi parësor i Shqipërisë kanë qenë reformat ne sektorin ekonomik, administrativ dhe sidomos ne atë gjygjësor. Bashkimi Europian është i bindur se anëtarsimi i vëndeve ballkanike eshtë edhe një vazhdimsi e proçesit të paqes dhe të fqinjësisë të mirë.

Përse Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë të reklamuara nga Gjermania?

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Heiko Maas ka apeluar për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë VerioreBashkimin Evropian. Thirrja e Maas erdhi në prag të ministrit të BE, gjatë ceremonisë në të cilën një çmim iu dha Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Në një deklaratë për shtyp, Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth u bëri thirrje kolegëve të tij të miratojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Pastaj nënvizoi faktin se fillimi i negociatave me të dy vendet është në interesin më të mirë të BE-së.

Problemet e Maqedonisë Veriore me Bullgarinë

Sidoqoftë, thirrja e Ministrit Roth shkoi drejt Bullgarisë që po pengon procesin me Maqedoninë e Veriut. Për shkak të një mosmarrëveshje me vendin fqinj për çështjen e përkatësisë historike të kulturës dhe gjuhës maqedonase. “Sot, unë do të informoj kolegët e mi në lidhje me procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet janë fqinjët tanë të drejtpërdrejtë. Kjo thirrje është në interes të BE që të fillojë negociatat me këto dy vende. Unë shpresoj që të gjithë kolegët nga të gjitha vendet anëtare të jenë të vetëdijshëm për këtë interes të përbashkët. Ju kërkohet gatshmërija për të bërë një progres pragmatik dhe solidar në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë”, tha Roth.


Mini Shengeni Ballkanik garanton lirilëvizjen qytetarëve me letërnjoftim


Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest Articles