Përmbyetjet në Shqipëri tregojnë mospregatijen dhe neglizhencat qeveritare

0
530
Përmbyetjet në Shqipëri

Përmbyetjet në Shqipëri u përkeqësuan ndjeshëm në Bashkinë Lezhë, kështu që 27 familjet lezhjane në rrezik nga ky fenomen natyror janë evakuuar deri në mëngjesin e kësaj të Diele. Reshjet masive të shiut në Lezhë kanë sjellë gjithashtu shumë probleme, të tilla si kënetimi i 3000 hektarëve tokë bujqësore, dëmtimi i urave, rrugëve dhe shtëpive.

Përse përmbyetjet në Shqipëri nuk u parashikuan?

Faktorët kryesor që rrezikojnë familjet lezhjane ishin, shpyllëzimi i malit dhe mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve. Këto gjëra kanë vënë në rrezik të vazhdueshëm jetën e banorëve të kësaj zone. Një urë që shërben për të lidhur përsëri fshatrat në Kalivaç në njësinë Ungrej në Lezhë ndahet në dy pjesë nga degët e shumta të lumit. Kjo urë nuk ishte ndërhyrë për vite me rradhë dhe pse dëmtimi ishte i dukshëm. Në lagjen Varosh pati një rrëshqitje të dheut që dëmtoi muret mbajtëse, dhe ka rrezikuar 6 banesa. Ndërsa banorët janë evakuuar dhe vendi është izoluar. Në këtë drejtim, rruga lidhëse Kallmet-Ungrej është shembur në një gjatësi prej rreth 100 metrash. Ndërhyrja e riparimit është vonuar, pasi ndodhet në një terren të thyer malor. Kjo është një rrugë e ndërtuar në vitin 2013. Që nga përurimi problemet me rrëshqitjet e tokës ishin të dukshme në disa pika të këtij segmenti.

Kush janë zonat e tjera në rrezik?

Ndërkohë, kishte rrëshqitje të dherave pranë zonave të banuara në zonën e Mirditës, por banorët në Fan dhe Rrëshen nuk pranuan të evakuoheshin. Shkarkimet në hidrocentralet Ulla-Shkopet janë aktualisht 500 metra kub / sekondë, ndërsa nuk ka të dhëna për sasinë e shkarkimeve të ujit në Hidrocentralin Qafë Molla në Rrëshen. Hidrocentralet që shkarkohen në lumin Mat janë në rrezik të tejmbushjes dhe dëmtimit të argjinaturave. Kjo rrezikon zonën e Fushë Milotit, Fushë Kuqes dhe Bregut të Matës.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama gjatë daljes së tij në terren

Kryeministri Edi Rama doli të dielën në terren për të parë nga afër situatën e rëndë. Edhe pse u nis për në Shkodër, Kryeministri fillimisht shkoi në Lezhë, e cila është një nga zonat më problematike. Së bashku me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, Rama ka parë nga afër një pikë kritike, ku nga shirat ka një rrëshqitje masive të dheut, duke rrezikuar disa banesa. Shefi i Qeverisë beson se nuk ka asgjë që administrata dhe autoritetet mund të bëjnë nëse reshjet kanë një intensitet të tillë si në rastin konkret. “Kur vjen një intensitet i tillë i reshjeve, jo ne, por as Gjermania dhe as Parisi nuk mund të bëjnë asgjë. Në këtë rast, gjëja më e rëndësishme është që banesat të jenë të mbrojtura. Shifrat janë të vogla, 40 familje që po evakuohen është një numër shumë i vogël, por ne do të merremi me to”, deklaroi Kryeministri Rama.

Pyetje Kryeministrit Edi Rama për përmbyetjet në Shqipëri

Sistemet e hidrovorëve dhe hidrocentraleve të pozicionuar përgjat lumit Drin a janë në funksionim? Perse gjithmonë në dimër Veriu gjendet po në të njëjtën situatë? Sa është investuar në mirmbajtjen e sistemeve përmbajtëse hidrike? Kush janë pergjegjësit dhe a ka hetime rreth tyre? Kush lejonte ndërtimin e banesave në një terren me rrezik? Përse ky fenomen gjen gjithmonë qeverinë shqiptare të papregatitur? Presim nga Kryeministri Rama përgjigjen e ketyre pyetjeve.


Ekonomia shqiptare pësoi 1 miliard euro humbje në 2020

Commenti