Përkeqësimi ekonomik në Shqipëri frenon zhvillimin vendor për 2020-in

Bisneset në Tiranë pranë një falimentimi me pasivitet të thellë

0
267
Përkeqësimi ekonomik në Shqipëri

Sipas parashikimeve të reja përkeqësimi ekonomik në Shqipëri frenon zhvillimin vendor për 2020-in. Rimëkëmbja e ekonomive të Evropës Lindore, përfshirë Shqipërinë, do të jetë e ngadaltë. Do të varet nga suksesi në menaxhimin e pandemisë pa zbatuar masat bllokuese, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të masave nga qeveritë. Në parashikimet e reja, Instituti i Vjenës raporton se ekonomia shqiptare do të bjerë me 6.4% në 2020. Duke e krahasuar me -5% sipas parashikimeve të majit 2020, ndërsa ka rritur pritjet për ecurinë e ekonomisë në 2021 me 0.8% pikë.

Kush ishte shkaku i një përkeqësimi ekonomik në Shqipëri?

Ekonomia e vendit do të rritet me 4.6% vitin e ardhshëm. Në rajon, Mali i Zi pritet të ketë rënien më të madhe ekonomike me 9% për shkak të varësisë së lartë nga turizmi. Pas Malit të Zi, e dyta në rajon për thellësinë e rënies është Shqipëria dhe më pas Maqedonia e Veriut. Rënia për Serbinë do të jetë më e butë, pasi ekspertët e Vjenës parashikojnë një tkurrje prej 2%. Shumica e ekonomive në Evropën Lindore i rezistuan valës së parë të pandemisë më mirë sesa Evropa Perëndimore. Shumë ekonomi rajonale si Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria i ndien pasojat më shumë për shkak të ekspozimit të lartë ndaj sektorit të turizmit. Vala e dytë përshpejtuese e pandemisë solli rivendosjen e kufizimeve, të cilat mund të intensifikohen në muajt e ardhshëm. Kufizime të cilat do të ndikojnë në rënien e thellë tashmë të sigurt.

Shqipëria do të dalë nga kriza mbas 2022

Perspektiva afatmesme është jashtëzakonisht e pasigurt. Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 4.5% këtë vit, rajoni duhet të rritet me 3.1% në 2021 dhe me 3.3% në 2022. Vetëm Lituania, Serbia dhe Turqia do të arrijnë nivelet e 2019 para 2022. Ndërsa Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria do të dua me shume kohe. Përveç potencialit për kufizime më të rrepta në muajt e dimrit, pandemia do të ketë pasoja afatgjata në konsum. Duke çuar në depresion të disa shërbimeve, të tilla si aviacioni, hotelet dhe aktivitetet sociale. Mbështetja e mëtejshme nga qeveritë është e nevojshme në të gjithë rajonin. Pas heqjes së kufizimeve në tremujorin e tretë, tregtia me pakicë u rrit si rezultat i blerjeve të humbura gjatë bllokimit. Arsye kjo që zinxhirët ndërkombëtarë të prodhimit rifilluan punën.

Përkeqësimi ekonomik në Shqipëri më i ngadaltë se në fazën e parë

Sidoqoftë, nivelet e para krizës së aktivitetit ekonomik nuk janë arritur. Vala e dytë e pandemisë, e cila filloi në shumë vende të Evropës , ka ngritur shqetësime në lidhje me aftësinë e sistemeve të kujdesit shëndetësor. Që aktualisht nuk ja dalin për të përballuar numrin në rritje të shtrimeve në spital. Në qoftë se një vaksinë do të frenojë pandeminë, ekonomitë parashikohet të rriten me një mesatare prej 3.1% në 2021 dhe 3.3% në 2022. Aktualisht edhe motori i ekonomisë Shqiptare, Tirana gjendet në një situatë ekonomike të vështirë. Ku shumë biznese janë në prag të një falimentimi me pasivitet shumë të thellë.


Shqipëria ndihmoet me 15 milion euro


Commenti