martedì, Marzo 19, 2024

Moska e gatshme për bisedime thelbësore me NATO-n

Moska është e gatshme të mbajë bisedime në një takimim të mundshëm Rusi-NATO me kusht që të ketë një propozim për të pasur një dialog thelbësor dhe të barabartë. Por deri më tani Perëndimi nuk ka ndërmarrë asnjë lloj iniciativë të tillë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov të enjten.

Përse Moska është e gatshme për bisedime me NATO-n?

NATO, kohët e fundit njohu Rusinë dhe Kinën si kundërshtarët e saj kryesorë. Pavarësisht kësaj, Moska është e gatshme për bisedime Rusi-NATO në një linjë të drejtë, të respektuar reciprokisht dhe thelbësore të dialogut. Ku objektivat kryesorë do të jenë politika ndërkombëtare dhe strategjia e 10 viteve të ardhshme. Alexander Grushko, Zëvendës Ministri i Jashtëm rus, deklaroi se: “Në vitet e fundit, Aleanca Atlantike ka kërkuar argumente të dyshimta për t’i provuar Perëndimit se pozicionimi i forcave në Lindje është i justifikuar dhe plotëson interesat e sigurisë së NATO-s”. Grushko shtoi se: “NATO nuk i përgjigjet propozimeve të Moskës për një moratorium të ndërsjellë për vendosjen e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër. NATO injoron propozimet ruse për të futur një moratorium të ndërsjellë për futjen e kësaj klase të raketave”.

Moska i përgjigjet NATO-s rreth ripërtëritjes së marrdhënieve Rusi-NATO

Shefi i NATO-s tha në një konferencë shtypi se Aleanca e Atlantikut të Veriut e shqetëson fakti që nga vera e vitit 2019 nuk ka pasur takime të Këshillit NATO-Rusi. Kjo, pasi Rusia nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës për ta thirrur atë. “Moska është e përgatitur për një dialog të barabartë, të respektuar reciprokisht dhe thelbësor. Deri më tani, nuk ka pasur iniciativa të tilla nga kolegët tanë,” tha zëdhënësi i Kremlinit. Ai u përgjigj duke komentuar një vërejtje nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Në mes të marsit, në raportin e Stoltenbergut në vitin 2020 u bë e njohur që NATO kishte në plan të përdorte një qasje gjithëpërfshirëse në marrëdhëniet me Rusinë. Një qasje që përfshin parandalimin dhe hapjen ndaj dialogut, si dhe përpjekjet për të shmangur keqkuptimet, gabimet dhe përshkallëzimin.

Aleanca Ruso-Kineze një sfidë e re për NATO-n

Marrëdhënia bilaterale më me ndikim në Euroazi është partneriteti strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Rusi. Aleancë drejt koordinimit për një epokë të re. Kina dhe Rusia e kuptojnë peshën e lidhjeve të tyre. Kina dhe Rusia po forcojnë bashkëpunimin e tyre strategjik në një mënyrë të hapur dhe normale. Sidoqoftë, SH.B.A. po përmirëson dëshpërimisht aleancat e saj me një pjesë të vogël të vendeve në rajonin e Azi-Paqësorit. SH.B.A. po përpiqet të ndërtojë një bosht gjeopolitik aty ku tashmë ka humbur moralisht duke treguar gjithashtu mungesën e besimit.


Edi Rama i hapet Rusisë dhe Kinës për vaksinat


Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles