Investim në mjeksinë shqiptare me 40% rritje rrogash

0
369
Investim në mjeksinë shqiptare

Një investim në mjeksinë shqiptare ishte kohë që nuk ishte parë. Këtë të vërtetë e tregoi edhe jo pregatitja që mjeksia shqiptare pati dhe aktualisht ka ndaj pandemisë globale. Një faktor kryesor ky i cili tregoi neglizhencën e të gjithë atyre që kanë qeverisur këto 30 vjetët e fundit.

Çfarë tipollogjie ka ky investim në mjeksinë shqiptare?

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, inspektojnë Qendrën e re Shëndetësore Lanabregas. Qendër e cila ndodhet në periferi të Tiranës. Një investim i qeverisë shqiptare si pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore. Gjatë kësaj vizite, Ministri i Shëndetësisë Manastirliu informoi se këtë muaj u rritën deri në 40% të pagave për mjekët dhe infermierët.

Çfarë premtoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu?

“Këtë muaj kemi filluar të aplikojmë një rritje page prej 40% për mjekët dhe infermierët. Jam shumë i lumtur që të gjithë mjekët, infermierët që ofrojnë shërbim në qendrat shëndetësore, po përfitojnë nga kjo rritje nga qeveria shqiptare. Puna jonë nuk do të ndalet këtu, sepse investime po ndodhin në çdo cep të vendit. Ne vazhdojmë të mbështesim mjekët dhe infermierët, si dhe të përqendrohemi në projekte të mëdha. Si rindërtimi i maternitetit në Tiranë, ndërtimet e maternitetit të Lezhës dhe Beratit. Sigurisht investime të tjera siç është spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Tiranë “, tha Ministri.

Investim në mjeksinë shqiptare me rehabilitimin e 300 qëndrave shëndetësore

Sipas saj, qendra shëndetësore do të sigurojë kujdes shëndetësor për 5,000 njerëz në Lanabregas. Ne jemi vërtet të kënaqur që mbajtëm një premtim të dhënë për ju. “Ne tashmë kemi filluar me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Ku vetëm në rrethin e Tiranës 52 qendra shëndetësore të rehabilituara kanë përfituar nga ky program. Një tjetër program është ai i regullimit të shërbimit të ofruar sipas zhvillimeve demografike në kryeqytet”, shtoi ajo. Duke folur për situatën pandemike, Ministri i Shëndetësisë tha se po punohet shumë për të izoluar rastet e fundit. Ajo kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të kufizuar përhapjen e COVID19. Si do të ishte përballuar pandemia në Shqipëri nëqoftëse këto investime të ishin bërë kohë më parë? Përse qeverija u zgjua dhe u kujtua të investojë në shërbimin mjekësor publik vetëm kur u shfaq pandemia?


Përkeqësimi ekonomik në Shqipëri frenon zhvillimin vendor për 2020-in


Spitalet private përfituan nga mospregatija e shërbimit mjekësor publik

Pandemia ne Shqipëri ndikoi në një mënyrë shumë negative në xhepat dhe portofolet e të gjithë shqiptarëve. Sistemi i shërbimit mjekësor publik nuk i bëri dot ballë pandemisë dhe mbingarkesës. Por në këtë papregatije ndikoi edhe sjellja jo e duhur e shumë qytetarëve ndaj vetë pandemisë. Në këtë kaos ata që dolën më të fituarit ishin spitalet private. Ata arritën të jipnin shërbime si tamponin e shpejtë, furnizimin me oksigjen si dhe trasferimet e pacientëve jashtë shtetit.


Ekonomia shqiptare pësoi 1 miliard euro humbje në 2020


Commenti