Kombet e Bashkuara në statistikat e saj për Ndarjen e Popullsisë vlerësuan se nga 1990 deri në 2020, rreth 1.2 milion njerëz u larguan nga Shqipëria. Emigrimi, si atëherë ngelet e vetmja zgjidhje për të ndërtur një të ardhme. Bëhet fjalë për emigracionin neto, i cili përfshin ndryshimin midis atyre që kthehen dhe atyre që largohen.
Faktorët dhe shkaqet kryesore
Aktualisht Shqipëria po has një ulje demografike e cila nuk është aspak e kontrolluar. Shkaku parësore është ekonomia e vendit qe renditet nga me te ulëtat ne Evropë.
Tek brezat e rinj kjo lloj ekonomie stimulon reaksioni zinxhir qe haset. Ekonomi e dobët qe do te thotë papunësi. Papunësi që do te thotë të mos kesh të ardhura. Pra duke mos pasur të ardhura tendenca për krijimin e një grupi familjar ulet dhe si rrjedhim edhe lindja e fëmijëve.
Pra në horizont nuk shihet një perspektivë për të ardhmen, dhe kjo situate e pa kontrolluar shtyn drejt një emigrimi pothuajse të detyruar.
Emigrimi me numra
Ne periudhën 1990-2000 shumë shqiptarë largoheshin masivisht, përmes ambasadave ose anijeve për një të ardhur sa më të mirë. Gjatë kësaj periudhe, 443 mijë emigrantë u larguan.
Tendenca vazhdoi në 1995-2000, i nxitur nga trazirat e ’97. Gjatë kësaj periudhe u larguan 180 mijë njerëz. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e nisjeve në pesë vitet e ardhshme.
Periudha 2005-2010, shfaq përsëri një valë tjetër emigracioni, me 217.000 të zhvendosur.
Në 2010-2015, 137.000 njerëz u larguan nga vendi.
Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vazhduar, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë në 30 vitet e ndryshimit.
Reforma zgjedhore miratohet falë marrëveshjes ndërmjet mazhoranes dhe opozites
Parashikimi në ardhmen
Ndarja e Popullsisë së KB ka bërë gjithashtu parashikime për migracionin e pritur në dekadat e ardhshme.
Sipas statistikave të publikuara, të paktën për pesë vitet e ardhshme 2020-2025, emigracioni do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë njerëz largohen nga vendi.
Në 2025-2030, 55 mijë njerëz pritet të largohen nga vendi. një rënie e këtij numri pritet në 5 vitet në vijim me mesatarisht 40 mijë refugjatë. Si rezultat, deri në vitin 2100, KB parashikon që 615 mijë njerëz të tjerë do të largohen nga Shqipëria.
Tendenca e lartë drejt emigrimit dhe rënia e lindjeve kanë bërë që KB të rishikojë vazhdimisht parashikimet në rënie të popullatës.
Sipas vlerësimit të fundit, i cili është bërë në vitin 2019, në të gjitha rastet, madje edhe në versionin optimist – domethënë, nëse marrim një nivel zero të emigrimit dhe kursin normal të normave të lindjeve, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet të kanë më shumë se 1.9 milion banorë.
Ndërmjet 2020 dhe 2100, 615,000 njerëz do të largohen nga Shqipëria, sipas KB. Kjo e kombinuar me normat e ulëta të lindjeve do të thotë që popullsia e Shqipërisë mund të jetë aq e ulët sa 1.9 milion në 80 vjet në skenarin më të mirë, ndërsa në skenarin e moderuar, Shqipëria pritet të ketë jo më shumë se 1 milion banorë.
Në skenarin më të keq me një shkallë më të lartë emigrimi dhe pjellori të ulët, mund të ketë vetëm gjysmë milioni banorë deri në vitin 2100.