martedì, Marzo 19, 2024

Edi Rama i hapet Rusisë dhe Kinës për vaksinat

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të dielë se Gjermania është një nga vendet kryesore në Evropë që ka filluar një dialog me Rusinë dhe Kinën në lidhje me vaksinat e tyre. Në këtë mënyrë duke e lënë të hapur mundësinë për Shqipërinë për ta bërë këtë në të ardhmen. Vetë Kryeministri kishte deklaruar më parë se Shqipëria do të fillojë të kërkojë vaksinat në lindje vetëm kur Evropa t’i miratojë ato për përdorim.


Shqipëria dhe katër skenaret për rimëkëmbjen ekonomike


Perse Edi Rama po i hapet Rusisë dhe Kinës?

Në një bisedë me qytetarët në Lezhë, Kryeministri theksoi se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë e vështirë për t’i siguruar ato. “Gjermania, ka filluar hapjen e dialogun me Kinën dhe Rusinë. Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Kjo që po ndodh është e paimagjinueshme që kontinenti më i pasur në planet është në këtë situatë. Ashtu si duket e pabesueshme kur shpërthimi pandemik kapi të gjithë vendin dhe gjunjëzoi të gjitha shtetet. Po ndodh e njëjta gjë edhe me vaksinën. Duhet thënë se bota e zhvilluar ka thyer çdo rekord dhe parashikim për shpikjen e vaksinës COVID. Sepse deri më sot, nuk është parë që një vaksinë është shpikur dhe prodhuar kaq shpejt. Kjo i atribuohet zhvillimit të teknologjisë dhe shkencës“, deklaroi Rama.


Vdekjet tejkalojnë lindjet në 8 qarqe të Shqipërisë


Përse Edi Rama para disa javësh hodhi poshtë ofertën e ambasades ruse?

Vëtëm disa javë më parë pati një fërkim dipllomatik ndërmjet qeverisë shqiptare dhe ambasades ruse në Tiranë rreth vaksinës Sputnik V. U grit një polemikë ndërmjet Ambasades Ruse dhe Kryeministrit Edi Rama, pasi ambasada ruse u tregua e gatshme për një furnizim me Sputnik V për nevojat e Shqipërisë. Pala shqiptare hodhi poshtë ofertën që në këto momente po rikonsideron. “Një gjë dua të shtoj ka shumë njerëz që kujtojnë se mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse  nga ne është çështje gjeopolitike, nuk është kështu. Vaksinat nuk kanë dalë në treg që shkon atje dhe i ble. Vaksina nuk ka. Të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën“, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri dhe zgjedhja e vaksinës

Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e blerjes së vaksinave ruse apo kineze. Ai vlerësoi efektin e vaksinave të prodhuara nga këto dy shtete, por tha se janë të paprovuara në nivelin e OBSH. “Nuk kemi asnjë arsye në botë, asnjë mundësi që të vëmë në diskutim integritetin e shkencëtarëve kinezë apo rusë, nga pikëpamja e vlerës të këtyre vaksinave. Është një fatalitet politik evropian, që Maqedonia detyrohet të kthejë sytë nga Kina dhe Rusia në mungesë të dozave për të filluar, përfshirë edhe vetë Kosovën. Të jeni të sigurt se ne i bëmë të gjitha lëvizjet për të siguruar vaksinën. Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë, Emiratet e Bashkuara, Arabinë Saudite dhe që të gjitha të dhënat për efektet e saj janë pozitive”, tha Kryeministri.


Investim në mjeksinë shqiptare me 40% rritje rrogash


Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles