lunedì, Febbraio 10, 2025

Borxhi publik shqiptar fundos ekonominë e vendit

Borxhi publik shqiptar rritet me 13.6 pikë përqindje për 9 muajt e parë të vitit 2020, duke e çuar atë në 79.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të Shtatorit, nga 63.3% që mbylli 2019, sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Komisioni Evropian. Me këto nivele të larta, Shqipëria është e gjashta në Evropë për ritmet e rritjes së borxhit publik gjatë periudhës pandemike, pas Qipros (19,3 pp), Belgjikës (16 pp), Francës (15,9 pp), Spanjës (14,7 pp) dhe Italisë. (13.6%), sipas të dhënave nga Komisioni Evropian dhe Eurostat.


Ekonomia shqiptare pësoi 1 miliard euro humbje në 2020


Si e ka influencuar borxhi publik shqiptar zhvillimin ekonomik të vëndit?

Shqipëria regjistroi një ngadalësim të huadhënies, në kundërshtim me trendin e shumicës së vendeve të tjera, ku ky tregues u përmirësua. Të ndikuar nga politikat për të mbështetur rrjedhat e likuiditetit në sektorin privat, rritja e huadhënies bankare u përshpejtua në tremujorin e tretë të vitit 2020 krahasuar me tre muajt e mëparshëm në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën. Rritja e kredisë u ngadalësua në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Ritmet e rritjes së kredisë u ngadalësuan nga 6.2% nga viti në vit në tremujorin e dytë në 5.6% në tremujorin e tretë. Duke reflektuar një ndikim më të vogël të skemave të garancisë së kredisë sovrane dhe një rifillim të disa ripagimeve. Rritja e huadhënies së korporatave mbeti e qëndrueshme në tremujorin e tretë. Ndërsa kredia e familjeve u ngadalësua në tremujorin e tretë nga 6% në 5.5%, kryesisht për shkak të kredive konsumatore.


Përkeqësimi ekonomik në Shqipëri frenon zhvillimin vendor për 2020-in


Shqipëria nuk reagoi mirë ndaj tkurrjeve ekonomike të befasishme

Sipas raportit, përkeqsimi i ekonomisë vazhdoi në tremujorin e tretë me një normë më të ngadaltë se në tremujorin e dytë. Me PBB-në në rënie me 3.5% në terma vjetorë, pas një tkurrjeje prej 10.2% në tremujorin e dytë. Konsumi privat, ra ndjeshëm me 8% në terma vjetorë në tremujorin e dytë, u ul me 3.9% në tremujorin e tretë. Në të kundërt, rritja e investimeve u ripëvetsua pas tre tremujorëve rresht të tkurrjes, në 4.1% me bazë vjetore në tremujorin e tretë. Duke reflektuar punën e rindërtimit të tërmetit. Eksportet ranë 31.7% në tremujorin e tretë dhe importet vazhduan të bien ndjeshëm me 23.9%. Të nxitur nga një rënie 52.5% e importeve të shërbimeve, kryesisht për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit. Ritmet tremujore të rritjes për tremujorin e tretë janë pozitive për të gjitha kategoritë e shpenzimeve, ku tregoi që aktiviteti ekonomik u ripërvetsua lehtë.


Shqipëria dhe katër skenaret për rimëkëmbjen ekonomike


Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img

Latest Articles