lunedì, Marzo 18, 2024

Bashkëpunim ligjor me Italinë ndërmjet universitetin të Salentos

Ministrja e Drejtësisë e Shqipërisë, Etilda Gjonaj nënshkroi të hënën një Memorandum për bashkëpunim ligjor me Italinë nëpërmjet rektorit të Universitetit të Salento, Fabio Pollice, njofton Ambasada Italiane.

Përse një memorandum për bashkëpunim ligjor me Italinë?

Objekti i tekstit të nënshkruar nga palët është forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën ligjore. Veçanërisht në fushën e së Drejtës Penale, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin e Burgjeve. Por edhe promovimi i iniciativave shkencore dhe didaktike si në Itali dhe Shqipëria. Me synimin për të studiuar dhe shpërndarë legjislacionin përkatës kombëtar në fushat me interes. Kjo do të ndihmojë Shqipërinë për të shpejtuar reformat në drejtësi, që është një proces i domozdoshëm për të qënë pjesë e Bashkimit Evropian. Prioriteti i këtij memorandumi

Ky memorandum për bashkëpunim ligjor forcon kooperimin dypalësh Italo-Shqipëtar

“Ky nënshkrim është pjesë e mbështetjes së ofruar nga Sistemi Italian, një partner i padiskutueshëm i një vendi mik si Shqipëria. Pra jo vetëm mundësia për një ndihmë konkrete Shqipërisë në një sektor strategjik siç është ai ligjor. Por mbi të gjitha, vendosja e themeleve të reja dhe të forta për një marrëdhënie afatgjatë shkëmbimi. Mbështetja për institucionet shqiptare në fushën e drejtësisë është thelbësore. Për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, por edhe një përmirësim konkret në fushën e administrimit të drejtësisë. E cila varet nga përmirësimi i klimës së biznesit shqiptar. Për këtë arsye, aftësia për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe, veçanërisht, investimet italiane. Me përfundimin e reformave në fushën e ligjit penal dhe atë të burgjeve, ne mund të luftojmë, me më shumë forcë dhe më shumë rezultate, krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë vend”, deklaroi ambasadori Fabrizio Bucci.

Takimet e radhës ndërmjet dy palëve

Pas takimeve të zhvilluara në Ministrinë e Drejtësisë, delegacioni Italian i përbërë nga Prof. Rossano Adorno dhe Prokurori Ndërlidhës Italian në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Z. Francesco Mandoi vazhdoi misionin me një vizitë në Ministrinë e Arsimit , Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, ku ai pati një takim me Zëvendës Ministrin Olti Rrumbullaku, për të diskutuar bashkëpunimin tjetër të mundshëm në fushën e Arsimit, përfundoi Ambasada Italiane në Shqipëri.


Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje ekonomike

Shqipëria ndihmoet me 15 milion euro

Edi Rama i hapet Rusisë dhe Kinës për vaksinat

Reforma zgjedhore miratohet falë marrëveshjes ndërmjet mazhoranes dhe opozites


Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles